RTSH Sport Live

Borusia e Dortmundit “armatoset” rëndë, kontratë 3-vjeçare me “Rheinmetall”

  • 29/05/2024
  • |
  • Gjermani
Borusia e Dortmundit “armatoset” rëndë, kontratë 3-vjeçare me “Rheinmetall”

Borusia e Dortmund ka bërë me dije akordin e arritur me njërën prej kompanive lider në Gjermani sa i përket prodhimit të armëve.

Mësohet se “Rheinmetall” do të jetë “Champion Partner” e skuadrës finaliste të Champions League. Sipas akordit thuhet se kontrata do të jetë 3-vjeçare ndërsa Borsia do të arkëtojë 7-9 milionë euro në vit.

Për një klub gjerman kjo është hera e parë që bashkëpunon me një  kompani të prodhimit të armëve.