Kai Uai Çejung është Kampioni i Botës për të rritur në Snuker në aktivitetin që u zhvillua në Golem dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Uai Çejung ka mundur në finale kinezin Jang Çao 5-0, teksa ka dominuar nga fillimi deri në fund duelin për trofeun e madh. 80-42 pikëzimi i seteve, ndërsa në fund janë dorëzuar dhe trofetë si Uai Çejung, ashtu dhe për kinezin Jang Çao.
Një aktivitet që u zhvillua për gati dy javë dhe që i dha vlera bilardos dhe snukerit shqiptar. Sigurisht që është pritur më shumë nga Kledio Kaçi dhe Besar Spahiu, që morën pjesë dhe me të rriturit, por që gjithsesi i gjithë organizimi ia arriti qëllimit, ndërsa Shqipëria është e gatshme tanimë dhe për të tjera aktivitete ndërkombëtare në bilardo dhe snuker.