RTSH Sport Live

Botërori për Klube, Reali i Madrid-it drejt Marokut pa Benzema dhe Courtois

  • 07/02/2023
  • |
  • Futboll Bota
Botërori për Klube, Reali i Madrid-it drejt Marokut pa Benzema dhe Courtois

Dhimbjet e gjurit në ndeshjen kundër Valnceia-s mund jenë diçka më shqetësuese për Karim Benzema. Klubi i Real-it ka vendosur që të mos e grumbullojë për Kupën e Botës për Klube sulmuesin francez. Ky i fundit nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Marokut, atje ku Real-in e presin egjiptianët e Al Ahly për të luajtur gjysëmfinalen e turneut në stadiumin “Moulay Abdallah”.

Një tjetër mungesë e rëndësishme e Real-it në këtë turne do të jetë edhe ajo e Thibaut Courtois. Portieri belg vuajti një dëmtim në nxemjen e ndeshjes mes Real-it dhe Majorkës këtë fundjavë. Koha ishte e shkurtër për stafin mjekësorë të klubit nga Madridi për rikuperimin e portierit. Në vend të tij pritet që të aktivizohet 23-vjeçari ukrainas, Lunin.

Botërori për Klube

20:00 FLAMENGO vs AL HILAL SFC: Sot (Tangeri)

20:00 AL AHLY 2 vs REAL MADRID: Nesër (Rabat)

Finalja e vogël: 11.02.2023 (Rabat)

Finalja: 11.02.2023 (Rabat)