RTSH Sport Live

Breidablik, kundërshtari i Strugës

  • 18/08/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Breidablik, kundërshtari i Strugës
Islandezët skuadër e vështirë, vijnë si humbës në Play-off të Ligës së Konferencës

Struga Trim Lum, që stërvitet nga Shpëtim Duro, do të vijojë ëndrrën e saj për të qenë në grupet e Ligës së Konferencës. Pasi ka eleminuar luksemburgasit e Suift Hesperanges, 3-1 ndeshja dhe 1-2 takimi i kthimit, teksa do të vuajë dhe rëndesën e kartonëve, Struga do të përballet me islandezët e Breidablik. Skuadra islandeze vjen si humbëse në Play-off të Ligës së Konferencës. Në Europa Ligë ajo është eleminuar nga boshnjakët e Zrinjskit. 2-6 ndeshja e parë dhe 1-0 ndeshja e dytë.

Një skuadër kampione e Islandës, e cila në Ligën e Kampioneve është eleminuar nga danezët e Kopenhagen, kurse më parë kishte eleminuar Shamrok Rovers. Breidablik është themeluar më 1950 dhe është kampione e Islandës në dy sezone, 2010 dhe 2022. Kampione e Islandës në Kategorinë e Dytë gjashtë herë, si dhe fituese e Kupës së Islandës dhe Superkupës së Islandës.

Skuadër e vështirë, ndërsa luhet në fushën e Strugës më 24 gusht dhe e kthimit në transfertë më 31 gusht. Por për ekipin e Shpëtim Duros asgjë nuk është e pamundur. Deri më tani janë eleminuar Buduçnost e Podgoricës dhe Suift Hesperanges dhe grupet e Ligës së Konferencës janë shumë pranë.