RTSH Sport Live

Struga fiton titullin e dytë radhazi, Shkupi mbetet jashtë Evropës

  • 18/05/2024
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Struga fiton titullin e dytë radhazi, Shkupi mbetet jashtë Evropës

Ka përfunduar kampionati në Maqedoninë e Veriut. Shkupi fiton në shtëpinë e kampionëve të Strugës 2-1, por nuk arrin që të sigurojë një vend në Kupat e Evropës, pasi rivalët e Shkëndijës së Tetovës kanë fituar 2-0 ndeshjen respektive në transfertë, duke mbyllur kampionatin në vendin e dytë.

Struga ka fituar zyrtarisht titullin e dytë radhazi kampion në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shkëndija e Tetovës, që u rendit e dyta do të luajë në Konferencë Ligë.

Mbetet pa Evropë skuadra tjetër shqiptare, Shkupi që drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka.