RTSH Sport Live

Britani, atletët paralimpik i kërkojnë “Nike” të shesë atlete teke

  • 12/04/2024
  • |
  • Të tjera
Britani, atletët paralimpik i kërkojnë “Nike” të shesë atlete teke

Në Britaninë e Madhe ka marrë vëmendjen thirrja e një atleteje paraolimpiste, e cili i kërkon “Nike” që të fillojë t'u shesë atlete teke personave të gjymtuar.

Stef Reid, një ish-fituese e medaljeve paraolimpike me flamujt e Kanadasë dhe Britanisë së Madhe, është inkurajuar nga manekinët ku reklamon produktet e veta kompania amerikane e veshjeve sportive.

Prej muajsh Nike stilon me veshjet e saj manekinë të gjymtuar. Reid i kërkon Nike të shesë atlete teke nëpërmjet një videoje në “Tik-Tok”.

Në këtë material, i cili është parë plot 3.6 milionë herë, ish-sportistja pyet me ironi: “A është e mundur që të blej vetëm një atlete pasi kam vetëm një këmbë?”.