RTSH Sport Live

Broja në gjurmët e Matsen, Çelsi në bisedime me Borusian

  • 15/05/2024
  • |
  • Gjermani
Broja në gjurmët e Matsen, Çelsi në bisedime me Borusian

Në Angli janë gjithmonë e më të sigurt se Armando Broja mund të përfundojë në Gjermani. Sipas shtypit britanik Çelsi është i hapur që të ulet në bisedime me klube të ndryshme, të cilat do të jenë të interesuara për të blerë kartonin e shqiptarit.

Ky i fundit me formën e dobët të treguar me ekipin e Fulhamit ka detyruar Çelsin që të pranojë forma të ndryshme transferimi. Edhe pse u tërhoq nga shifra e madhe e kërkuar në verë, flitej për 50 milionë stërlina, sot Tod Boehli mund të pranojë një shifër rreth 20-25 milionë stërlina më pak.

Thuhet se për Brojën interes të veçantë ka paraqitur edhe Borusia e Dortmund, e cila shikohet nga Broja si klubi i duhur për t’u rritur dhe nga ku mund të katapultohet përsëri në një skuadër të madhe në të ardhmen. Historia e merkatos tregon se dy klubet janë në marrëdhënie të mira madje verën e kaluar braktisi Londrën me destinacion Dortmundin edhe një tjetër lojtar permutes siç është Matsen. Mëngjërashi është autor i një sezoni mjaft të mirë në Gjermani ku pret ende të luajë ndeshjen e madhe, finalen e Champions-it.  

Çelsi është i predispozuar që ta largojë shqiptarin madje tani po merr parasysh që ta huazojë me detyrim blerje. Siç dihet ekipi i “Stamford Bridge” është dëshpërimisht në kërkim të shitjes së lojtarëve të rritur në akademi pasi shifrat e përfituara prje tyre do të ulnin borxhet e klubit.