RTSH Sport Live

Bugatti Veyron 2 milionë euro i Ronaldos përfundon jashtë rruge

  • 20/06/2022
  • |
  • Të tjera
Bugatti Veyron 2 milionë euro i Ronaldos përfundon jashtë rruge
Dëme të mëdha në makinë, por të gjithë pasagjerët të padëmtuar. CR7 nuk ishte në timon

Lajm i keq për Cristiano Ronaldon. Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse, një nga makinat sportive luksoze 2.1 milionë euro të sulmuesit të Manchester United, doli nga rruga të hënën në mëngjes në komunën majorkane të Bunyola. Sipas portugezes “Ultima Hora”, në timonin e makinës nuk ishte CR7 por një punonjës i tij.

Për momentin nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje. Sipas dëshmitarëve të pranishëm në vendin e aksidentit dhe burimeve policore, drejtuesi i mjetit ka humbur plotësisht kontrollin e makinës.

Fatmirësisht personat që ndodheshin në mjet kanë dalë të padëmtuar dhe kanë denoncuar në Gardën Civile dhe Policinë Vendore të Bunyolës për atë që ka ndodhur. Në fund, sipas vetë punonjësve të policisë, drejtuesi i makinës sportive ka nënshkruar marrëveshjen miqësore për aksidentin.