RTSH Sport Live

Bundesliga, Bayern synon kreun

  • 01/12/2023
  • |
  • Gjermani
Bundesliga, Bayern synon kreun
Bavarezët luajnë me Union Berlin, në pritje të kryendeshjes Leverkusen-Dortmund

Bajern i Mynihut do të ketë shansin të shtunën të ringjitet në krye të Bundesligës, të paktën për 24 orë, në pritje të ndeshjes kryesore të javës së 13-të, midis Bajer Leverkusen e Borusia Dortmund. Bavarezët, që kanë kanë dy pikë më pak, presin Union Berlin, skuadra në krizë të thellë, që javën e kaluar mori pikën e parë pas nëntë humbjeve radhazi.

Bayern fitoi minimalisht në Këln javën e kaluar, ndërkohë që në shtëpi ka lënë vetëm dy pikë, me Leverkusen. Shtugart, në vendin e tretë, pret Verder Bremen, që nuk fiton prej një muaji. Kreut synon t’i afrohet edhe Laipcig, pas hapit fals të javës së kaluar, kur humbi me Wolfsburg. Nesër Laipcig pret Heidenheim, skuadra e ngjitur nga liga e dytë.