RTSH Sport Live

BVB-B.Leverkusen/ Alarm në sallën e konferencave, Alonso del nga dalja e sigurisë

  • 21/04/2024
  • |
  • Gjermani
BVB-B.Leverkusen/ Alarm në sallën e konferencave, Alonso del nga dalja e sigurisë

Në sallën ku mbahen konferencat për shtyp në “Signal Iduna Park”, trajneri i Bajer Leverkusenit është shoqëruar nga dalja e emergjencës.

Sapo nisi konferencën për shtyp Shabi Alonso, sirenat e alarmit në stadium kanë ndërhyrë. Më tej është dëgjuar edhe një punonjës i sigurisë së impiantit, i cili ftonte të pranishmit që të dilnin menjëherë jashtë nëpërmjet rrugëve më të shkurtra.

Ende nuk janë mësuar shkaqet e kësaj situatë të sikletshme të krijuar në stadium pas ndeshjes ku kampionët më të rinj të Gjermanisë kanë mundur të dalin të pamposhtur në sfidën përballë Borusias së Dortmundit.