RTSH Sport Live

Bylis zyrtarizon trajnerin e ri, një emër i njohur kthehet në Ballsh

  • 03/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Bylis zyrtarizon trajnerin e ri, një emër i njohur kthehet në Ballsh

Emanuel Egbo është trajneri i ri i Bylisit. Skuadra mallakastriote me anë të një njoftimi në faqen zyrtare prezanton trajnerin e ri, që rikthehet në Ballsh pas 10 vitesh.

“Bylis zyrtarizon trajnerin e ri për sezonin 2024-2025, ku do të marrë pjesë në Superiore, të mirënjohurin Emanuel Egbo, që pas 10-viteve rikthehet në familjen bardhekuqe, aty ku nisi edhe karrierën e trajningut.

Emanuel Egbo ka qenë pjesë e skuadrës sonë, si portier për 4-sezone, 2007-2011, më pas trajner portierësh në sezonet 2011-2013 dhe trajner i parë në sezonin 2013-2014. Egbo, rikthehet në Ballsh pas eksperiencave si trajner në Arabinë Saudite, te Tirana dhe Prishtina”, shkruhet në njoftimin e klubit.