RTSH Sport Live

Bylisi, gjashtë goditje në një ditë

  • 25/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Bylisi, gjashtë goditje në një ditë
Ballshiotët kanë zyrtarizuar gjashtë blerjet e realizuara gjatë merkatos së verës

Bylisi ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme 6 lojtarë, të cilët do të vihen në dispozicion të trajnerit Emanuel Egbo. Me një njoftim në rrjetet sociale, klubi ballshiot ka bërë të ditur se me të gjithë futbollistët e prezantuar është nënshkruar kontratë 3-vjeçare.  

NJFOTIMI I KLUBIT

FK BYLIS njofton zyrtarizimin dhe prezantimin e gjashtë lojtarëve:

Wendel Neri Da Conceicao, 26 vjeç, i cili luan si mesfushor qendre, mbrojtës i majtë dhe ëinger, më parë është aktivizuar në shtetin e tij, Brazil.

Walison Martins De Souza, 26 vjeç luan në pozicionin e wingerit dhe krahas shtetit të tij Brazil është aktivizuar edhe në Greqi me skuadrat e Kallamatës dhe Panargiakos.

Bruno Nascimento De Souza, 24 vjeç luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë. ku më parë ka luajtur në Brazil dhe në Portugali.

Klevis Hasanbelli, portieri 26-vjeçar që në Superiore është aktivizuar me Egnatian dhe Erzenin.

Mesfushori i qendrës Henri Sulovari, 21-vjeçari që sezonin e shkuar ishte titullarë në ekipin e Lushnjës.

Mbrojtësi 24-vjeçar Paolo Kasmollari, mbrojtës i djathtë që sezonin e shkuar e mbylli me skuadrën e Lushnjës.

Të 6-të lojtarët janë bërë pjesë e projektit të klubit tonë dhe kanë firmosur kontrata 3-vjeçare, marrëveshja me të cilët është arritur para se skuadra të startonte fazën përgatitore!

I urojmë mirëseardhjen dhe një prezantim sa më të suksesshëm në sezonin e ri!