RTSH Sport Live

Bylisi largon tre lojtarë

  • 11 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Bylisi largon tre lojtarë
Ballshiotët kanë mbyllur bashkëpunimin me Gabriel Recife, Wendel Nery Da Conceicao dhe Patrik Treni

Bylisi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me tre lojtarë. Bëhet fjalë për dy brazilianët Gabriel Recife e Wendel Nery Da Conceicao si dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Patrik Trenin.

Njoftimi i klubit:

FK Bylis njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me dy brazilianët, mbrojtësin e qendrës Gabriel Recife dhe Wendel Nery Da Conceicao, që ka luajtur si winger në pjesën e parë të sezonit. Krahas tyre edhe mesfushori me tipare sulmuese, Patrik Treni, në vijim nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.

FK Bylis i falënderon dy brazilianët Gabriel dhe Ëendel, si dhe Trenin për kontributin që dhanë në klubin tonë dhe u uron suksese në vijimin e karrierës.