RTSH Sport Live

Bylisi mbyll bashkëpunimin me 3 lojtarë

  • 08/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Bylisi mbyll bashkëpunimin me 3 lojtarë

Bylisi arriti objektivin sezonal, duke siguruar rikthimin në Superiore, pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë. Por pa u mbyllur akoma sezoni i rregullt, klubi mallakastriot njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me tre lojtarë.

Bruno Puja, Gëzim Krasniqi dhe Xhonatan Lajthia nuk do të jenë pjesë e klubit ballshiot sezonin e ardhshëm.

“FK BYLIS bën me dije se ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarët: portierin Bruno Puja, mbrojtësin Gëzim Krasniqi, si dhe mesfushorin me tipare sulmuese Xhonatan Lajthia.

Klubi ynë i falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin, gjithashtu iu uron suksese lojtarëve në vijimin e karrierës së tyre”, shkruhet në njoftimin e Bylisit.