RTSH Sport Live

Bylisi tregon forcën në Lushnjë, fitojnë Vora dhe Apolonia

  • 03/02/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Bylisi tregon forcën në Lushnjë, fitojnë Vora dhe Apolonia

Sapo janë mbyllur 5 takime të javës së 19-të të Kategorisë së Parë. Bylisi tregon forcën në “Roza Haxhiu”, duke fituar 2-0 në transfertë përballë Lushnjës.

Nuk gabon në shtëpi Vora, që mposht me rezultatin 4-2 Kastriotin. Rikthehet te fitorja edhe Apolonia, që ka mundur minimalisht 1-0 Luzin.

Besa ka mundur me rezultatin 2-0 Tomorin, ndërsa Burreli ka fituar minimalisht 1-0 derbin ndaj fqinjëve të Korabit.

Në pritje të superndeshjes së kësaj jave mes AF Elbasanit dhe Flamurtarit (luhet nesër), Bylisi shkëputet i vetëm në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.

Kategoria e Parë – Java e 19-të

Besa-Tomori      2-0

Apolonia-Luzi     1-0

Lushnja-Bylis      0-2

Vora-Kastrioti    4-2

Burreli-Korabi    1-0