Bylis do të ketë një përballje për jetë a vdekje kundër Vllaznisë, të premten më 29 nëntor. Skuadrës së Nevil Dedes i duhet fitorja për të arritur apo lënë pas Laçin ose Skënderbeun, që ndeshjen midis tyre. Vllaznia synon të kapërcejë Partizanin në majën e renditjes.
Dy skuadra pothuajse në ekstremet e renditjes do të takohen në stadiumin Adush Muça të Ballshit më 29 nëntor, kur Bylis do të presë Vllazninë. Vendasit mbajnë vendin e fundit në Abissnet Superiore, me 10 pikë, ndërsa miqtë rendin pas Partizanit dhe mund të marrin kreun në rast suksesi të premten. Gjithçka flet në favor të shkodranëve në letër, pasi kuqeblutë janë skuadra që kanë shënuar më tepër gola, 23, përballë vetëm nëntë të Bylisit, më pak nga të gjithë, megjithatë statistikat pak rëndësi do të kenë karshi domosdoshmërisë për fitore nga ana e skuadrës së Nevil Dedes.
Dy humbje radhazi pas dy barazimeve i kanë vështirësuar pozitat e ballshiotëve në fundin e renditjes, por me tri pikë mund të rregullojnë diçka e të përfitojnë nga ndeshjet e vështirë ta skuadrave në zonën e ftohtë ose pranë saj. Laçi e Skënderbeu ndeshen direkt dhe Bylis mund të kapërcejë apo të barazohet me një prej tyre, ndërkohë që Tirana luan me Partizanin kryesues.
Motivimi për luftë në fushë nuk mungon, ashtu siç nuk mungojnë as alternativat në dispozicion të trajnerit Dede, që i ka të gjithë lotjarët në dispozicion.