RTSH Sport Live

Calhanoglu pushim, një mundësi për Asllanin

  • 15/09/2024
  • |
  • Itali
Calhanoglu pushim, një mundësi për Asllanin
Inzaghi po mendon një rotacion për ndeshjen jashtë fushe, atë me Monza-n

Inzaghi po mendon një rotacion për ndeshjen jashtë fushe, atë me Monza, duke hedhur vështrimin te ndeshjet e mëdha që do të ketë Interi, ndaj Manchester Cityt dhe Milanit. Për ndeshjen në U-Poëer Stadium, mbrojtja duhet të përbëhet nga De Vrij në qendër dhe Carlos Augusto në të majtë, me balotazhin Pavard-Bisseck.

Calhanoglu pushim, kjo do të thotë se Asllani do të zbresë në fushë që nga minuta e parë, me një nga Frattesi (favorit) dhe Zielinski që i japin karakteristika të tjera mesfushës, e cila do të shohë njërin nga Barella ose Mkhitaryan në pankinë. Në sulm, përkrah Thuram, duhet të jetë Taremi.