RTSH Sport Live

Çështja “Olmo dhe Viktor”, zëvendëspresidentja e Barçës: Menaxhimi i keq s’ka të bëjë me këtë histori!

  • 23 orë para
  • |
  • Spanjë
Çështja “Olmo dhe Viktor”, zëvendëspresidentja e Barçës: Menaxhimi i keq s’ka të bëjë me këtë histori!

Elena Fort është zëri i parë zyrtar i Barcelonës që flet mbi çështjen “Olmo dhe Viktor”. Sipas zëvendëspresidentes së klubit katalan në këtë histori Barcelona nuk ka asnjë faj.

“Ende nuk kemi marrë asnjë sinjalizim nga Këshilli i Lartë i Sportit. Dinamikat ndryshojnë shumë shpejt, por për momentin nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare, por jemi të bindur se kemi të drejtë. Nëse do të jenë në finalen e Superkupës? Gjithçka varet nga miratimi që do të marrim nga Këshilli i Lartë i Sportit. Për ne ata duhet që të luajnë që sot”, tha Fort për mikrofonët e “RAC1”.

Sipas Fort shoqëria katalane është e shëndetshme dhe se ata që e kritikojnë nuk duhet ta bëjnë për të përfituar në aspektin personal. Sipas zëvendëspresidentes së Barçës të gjithë në klub punojnë për të konsoliduar klubin.

Mes të tjerash ajo tha se skuadra e Barçës do të rikthehet në “Spotify Camp Nou” brenda këtij sezoni.