RTSH Sport Live

Champions, Guardiola: Ky Inter më i fortë se ai i finales së Stambollit

  • 17/09/2024
  • |
  • Futboll Bota
Champions, Guardiola: Ky Inter më i fortë se ai i finales së Stambollit

Pesëmbëdhjetë muaj pas finales së Stambollit, Manchester City dhe Inter përballen sërish (nesër në orën 21:00) në ndeshjen e javës së parë të Ligës së re të Kampionëve.

"Unë ju thashë në atë kohë sa të fortë ishin zikaltërit, tani më besoni. E pashë finalen përsëri për herë të parë: ishte shumë e luftuar. Më kujtohet se ishte Ishte një ndeshje shumë e balancuar me ata që patën dy raste të pastra shënimi, ndërsa ne patëm vetëm një me Foden pas golit të Rodri.

Fituam ne, por mund të fitonin edhe ata. Tani nuk luajmë një finale por Interi është edhe më i fortë. Në Itali ata ishin fantastik sezonin e kaluar”, ka thënë mes të tjerash Pep Guardiola në konferencën për shtyp. Më pas një batutë edhe për kolegun e tij Inzaghi: “Simone është një trajner i shkëlqyer”.