RTSH Sport Live

Champions League, hidhet shorti: CR7 kundër Mesit

  • 13/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Champions League, hidhet shorti: CR7 kundër Mesit
Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 16-shes të Champions League

Në Nion të Zvicrës është hedhur gjatë mesditës së sotme shorti për fazën e 16-shes të Champions League. “Llotaria” e Nionit duket se u ka buzëqeshur skuadrave italiane, Juventus dhe Inter, renditur respektivisht në vend të parë dhe të dytë në grupet e tyre. Bardhezinjtë i shpëtuan për mrekulli një përballje me PSG, por dhe zikaltërit arritën të shmangin emra si Liverpuli, Siti apo Bajerni.

Juventusi do të përballet me Sporting në këtë fazë, ndërsa Interi do të vihet përballë Ajaksit. Interesante përballja mes Mançester Junajtid dhe PSG-së, ku edhe njëherë do të shohim një sfidë që dominon futbollin prej shumë vitesh: Mesi kundër Kristiano Ronaldos.

Ndër ndeshjet e tjera spikat dhe ajo mes Atletikos dhe Bajernit. Guardiola duhet të bëjë llogaritë me një kundërshtar spanjoll, teksa Mançester Siti i tij do të përballet me Vijarealin. Real Madrid ka “peshkuar” Benfikën, ndërsa Liverpuli do të ketë përballë Salsburgun. Lile do të jetë kundërshtari i Çelsit.

Ndeshjet e para do të luhen në shtëpitë e skuadrave që u renditën të dytat në grupet respektive në datat 15 dhe 16 shkurt ndërsa ato të kthimit vetëm një javë më pas, respektivisht në 22 dhe 23 shkurt ndërsa në këtë raund RTSH do të transmetojë dy përballjet më të rëndësishme.

SHORTI I 16-SHES

Benfica-Real Madrid

Villarreal-Manchester City

Atletico Madrid-Bayern Monaco

Salisburgo-Liverpool

Inter-Ajax

Sporting Lisbona-Juventus

Chelsea-Lille

Psg-Manchester United