Sot në orën 12:00 në Nion të Zvicrës do të mbahet shorteu i fazës më kulminante të edicionit aktual të Champions League.
Kompeticioni më i ndjekur i kontinentit do të përcaktojë rrugëtimin deri në finalen e Stambollit, të 10 qershorit, të tetë skuadrave më të mira të Europës.
Ashtu siç dihet duke nisur nga ky moment shorti do të jetë i lirë që do të thotë se nuk ka më koka serie si dhe skuadra të cilat i përkasit të të njëjtës Federatë do të mund të mund të sfidojnë njëra-tjetrën.
Në rast se Milan-it dhe Inter-it u bie shorti që të luajnë takimet e para në fushën e vet atëherë UEFA i ka dhënë përparësi kuqezinjve si ekipi fitues o titullit kampion. Dhe për këtë motiv do të jenë ziklatrit ata, të cilët do të ndryshojnë fushë.
Çerekfinalet e turneut do të mbahen më 11 dhe 12 prill dhe takimet e kthimit më 18 dhe 19 prill të 2023.