RTSH Sport Live

Ligjet e Francës detyrojnë Sturmin e Grazit të ndryshojë fanellën

  • 12/12/2024
  • |
  • Futboll Bota
Ligjet e Francës detyrojnë Sturmin e Grazit të ndryshojë fanellën

Dashamirësit e Champions League do të kenë vënë re se dje Sturm Graz doli në fushën e stadiumit  “Pierre-Mauroy” për t'u përballur me Lille me një shirit të zi të dukshëm në gjoks për të mbuluar sponsorin kryesor të klubit austriak.

Një veçori që ka bërë shumë zhurmë dhe që vjen për shkak të një ligji të shtetit francez që ndalon reklamimin e pijeve alkoolike në televizion.

Megjithatë, në raundin e kaluar të Champions League kundër Brestit, Sturm kishte zgjedhur ta mbulonte sponsorin me moton e tifozëve "Samma Sturm".