RTSH Sport Live

Cikalleshi “frymëzohet ” nga mrekullia e Aveiros: Poloni bëj kujdes!

  • 20/03/2023
  • |
  • Kombëtarja
Cikalleshi “frymëzohet ” nga mrekullia e Aveiros: Poloni bëj kujdes!

Fitorja e Shqipëërisë në Portugali në fushatën e cila u kurorëzua me pjesëmarrje në fazën finale në “Euro 2016” do të shërbejë për breza me radhë. Një mesazh të tillë nënkuptoi Sokol Cikalleshi ditën e sotme gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes zyrtare ndaj Polonisë në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.

“Sigurisht që tani fillon një edicion i ri. Kemi një ndeshje të vështirë, pasi Polonia është skuadra më e fortë në grup. Uroj të përsërisim fitoren e Portugalisë. Fillimi i mbarë gjysma e punës. Nëse marrim rezultat pozitiv me Poloninë gjërat tona lehtësohen”, tha sulmuesi kavajas duke kujtuar fitoren e madhe të Shqipërisë në Aveiro më 2014.

I pyetur mbi stafin e ri të kombëtares ai u përgjigj me nota pozitive: “Stafi i ri i trajnerëve sapo ka ardhur dhe ka patur kohën e nevojshme këtë javë të njohin sië duhet lojtarët. Besoj si ne dhe trajneri jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën që të shkojmë  në ndeshjen e Varshavës për të marrë pike”.

Mungesat e shumta nuk janë alibi, por një factor që do të ndikojë shumë në debutimin e Sylvinho-s si komisar teknik I Shqipërisë. Mbi këtë temë Cikalleshi u shprehj: “Sigurisht lojtarët që mungojnë janë shumë, pasi janë të rëndësishëm. Na ka qëlluar edhe me Poloninë këtu në kualifikueset e botërorit dhe kemi pasur mungesa, por këtë herë të përqendrohemi te lojtarët që kemi. Diferencat mes lojtarve nuk janë të mëdha dhe kushdo që hidhet në fushë do të bëjë mire”.

Në fund të fjalës të tij Cikalleshi tregoi se duelet me Poloninë kanë qenë gjithmonë të ekuilibruara edhe pse formacioni në fjalë ka dalë me pikë të plota. “Ajo që u mund të them sot është se duke qenë se kemi dalë nga dy ndeshje me pishmane, duhet të bëjmë një analizë të thellë dhe të mos dalim si dy ndeshjet e para, që këtë herë të mos përsërisim gabimet që kemi bërë në kualifikueset e Botërorit”, pranoi Cikalleshi.