RTSH Sport Live

Cikalleshi nuk mjafton, Shqipëria mundet nga Republika Çeke

  • 08/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Cikalleshi nuk mjafton, Shqipëria mundet nga Republika Çeke
Kuqezinjtë janë mundur 3-1 në Pragë, në miqësoren e zhvilluar përballë Republikës Çeke

Shqipëria është dorëzuar në Pragë, 3-1 përballë Republikës Çeke. Një 90 minutësh me shumë ulje e ngritje për kuqezinjtë, në të dyja fazat e lojës. Nëse në ndeshjen me Uellsin, mbrojtja mori notën 10, në mbrëmjen e sotme la shumë për të dëshiruar, kjo dhe për meritë të kundërshtarit.

Të besuarit e trajnerit Reja e nisën mirë sfidën, me shumë siguri në qëndrimin e tyre në fushën e lojës. Gjithsesi, me kalimin e minutave vendasit shtynë përpara dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit. Nëse në minutën e 16-të, portieri Selmani bëri shpëtimtarin përballë Jankto, dy minuta më vonë Shik tregohet i pamëshirshëm me gjuajtjen e tij, 1-0.

Një lojë jo e mirë në fazën mbrojtëse për kuqezinjtë, duke krijuar shumë hapësira për kundërshtarin. Gjithsesi, kjo nuk e pengon golashënuesin më të mirë, Sokol Cikalleshin, që të shpalosë talentin e tij me një gjuajtje nga distanca, për të sigluar 1-1 në minutën e 42-të, rezultat që mbyll pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Republika Çeke arrin të gjejë edhe njëherë avantazhin. Është pikërisht minuta e 68-të, ku pas një aksioni model, Masopust gjen rrugën e rrjetës me një diagonal të fuqishme, 2-1. Në minutat në vazhdim, pas shumë ndryshimeve të bëra për të dyja skuadrat, kuqezinjtë shfaqen më kërkues, por ata që shënojnë janë përsëri çekët. Një goditje dënimi dhe Celustka me kokë ka sigluar 3-1 në minutën e 89-të.

Në fund, Bare është ndalur nga shtylla, ndërsa Laçi nuk konkretizon si duhet në mundësinë e krijuar. Gjithçka mbyllet me fitoren 3-1 të Republikës Çeke, kuqezinjtë dorëzohen.

REPUBLIKA ÇEKE-SHQIPËRI 3-1

Shënues: Schick 18', Masopust 68', Čelůstka 89'/Çikalleshi 4

REPUBLIKA ÇEKE: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Suçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shik, Trajner: J.Silhavi

SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Xhimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Cikalleshi, Manaj, Trajner: E.Reja