Pas një aventure të shkurtër në Iran me skuadrën Tractor FC, sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, ku është gati të nisë një aventurë të re me Adanaspor, skuadër që militon në Ligën e Parë turke.
Adanaspori ka arritur marrëveshje parimore me Sokol Cikalleshin, i cili ka luajtur për një kohë në Konyaspor dhe së fundmi në Tractor FC të Ligës së Parë të Iranit. Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.
34-vjeçari rikthehet në Turqi, ku spikati me fanellën e Konyasporit, pasi u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e skuadrës.