RTSH Sport Live

City, Foden: Ja pse zgjodha numrin 47

  • 25/04/2024
  • |
  • Angli
City, Foden: Ja pse zgjodha numrin 47
Do të doja që një ditë njerëzit të shikojnë 47 dhe të thonë: 'Ky është numri i Foden'.

Phil Foden, lojtari i Manchester City-t, ka dhënë një intervistë për podkastin 'It's all kicking off!' dhe u ndal te zgjedhja e numrit: "Kur je i ri, nuk ke shumë zgjedhje për numrat. Kishte pak të lirë, por i vetmi që më thoshte diçka ishte '47'. Gjyshi im vdiq në moshën 47-vjeçare. Kur mora vesh se ishte i lirë, menjëherë thirra babin për t'i thënë dhe ai ishte shumë i emocionuar”.

Që nga ai moment fillova ta dashuroja 47-ën dhe madje e bëra edhe tatuazh. Nuk mendoj se do ta ndryshoj ndonjëherë, do ta vesh për të gjithë karrierën time. Në fakt, do të më pëlqente nëse do të bëhej trashëgimi. Është një numër i veçantë, pak do ta zgjidhnin atë. Dhe unë do të doja që një ditë njerëzit të shikojnë 47 dhe të thonë: 'Ky është numri i Foden'.