Një Manchester City i pushtuar gjithnjë e më shumë nga vala tronditëse emocionale dhe negative në dy muajt e fundit apo më shumë. Barazimi 1-1 i arritur sot me Evertonin në Etihad Stadium është një tjetër moment i hidhur i kësaj periudhe. Pep Guardiola nuk mund të kënaqet me pikën e vetme të marrë sot para tifozëve të tij në ditën pas Krishtlindjeve.
"Ne luajtëm shumë mirë, por jemi në një periudhë në të cilën po ndodh pikërisht kjo: ne krijojmë, por pësojmë gola me goditjen e parë që vjen. Por po, duhet të vazhdojmë kështu. Performanca kundër atij ekipi ishte vërtet e mirë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ne gjuajtëm shumë brenda zonës, por për fat të keq nuk arritëm të merrnim rezultatin që dëshironim".