RTSH Sport Live

City, “poker” ndaj Brighton: -1 nga Arsenal

  • 25/04/2024
  • |
  • Angli
City, “poker” ndaj Brighton: -1 nga Arsenal
Guardiola dominon kundër De Zerbit, përfundon 4-0

Manchester City dominon në ndeshjen e prapambetur të Premier League, atë kundër Brighton, duke fituar me rezultatin 4-0 dhe duke kaluar në -1 nga vendi i parë Arsenal, i cili megjithatë ka një ndeshje më shumë se kampionët në fuqi të Anglisë.

Guardiola e fitoi ndeshjen kundër Roberto De Zerbit me një rezultat dërrmues dhe mbylli procedurat që në pjesën e parë me dopietën e Fodenit (26' dhe 34') dhe golin e parë të ndeshjes me De Bruyne (17'). Ishte Julian Alvarez ai që kompletoi pokerin në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në kuotën e 76 pikëve, ndërsa Brighton ndodhet në vendin e 11-të me 44 pikë.