RTSH Sport Live

Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, Verstappen i pari në Provat e Lira

  • 17/03/2023
  • |
  • Formula 1
Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, Verstappen i pari në Provat e Lira

Fundjava në Xhide të Arabisë Saudite ka nisur në mënyrën më të mirë për Red Bull Racing. Kohën më të mirë në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite e rregjistroi piloti holandez i skuderisë austriake.

Pas tij u renditën Perez dhe Alonso. Vetura më mirë e pozicionuar nga skuderia Ferrari ishte ajo e Sainz, i cili rregjistroi kohën e shtatë më të mirë, ndërsa Leclerc mbylli FP1 me kohën e 11-të.

Ashtu siç është mësuar prej ditësh monegasku do të nisë garën me 10 pozicione penalizim pasi ka ndryshuar një pjesë në “power unit”. Kujtojmë se e gjithë fundjava në Xhide do të vijë drejtpërdrejt në shtëpitë e publikut shqiptar vetëm nëpërmjet rrjetit të RTSH-së.