RTSH Sport Live

Como mposht Napolin, Interi mbetet në vend të parë

  • 22 orë para
  • |
  • Itali
Como mposht Napolin, Interi mbetet në vend të parë
Një autogol i bujshëm nga Rrahmani dhe firma e Diao dënojnë napolitanët. 1-1 momental nga Raspadori. Zikaltërit +1

Në ndeshjen e javës së 26-të të Serisë A, Napoli humbet 2-1 ndaj Como dhe do të hyjë në ndeshjen e titullit të së shtunës së ardhshme një pikë pas Interit, kryesuesit të ri i ligës. Pasditja në Sinigaglia nisi në mënyrën më të keqe të mundshme me autogolin e pabesueshëm të Rrahmanit: në minutën e 7-të mbrojtësi kosovar ktheu topin pa e parë pozicionin e Meretit, i cili ishte jashtë rrezes.

10 minuta më vonë Kempf kthen dhuratën me një kontroll të çuditshëm që i jep mundësinë Raspadori të firmosë rezultatin 1-1. Skuadra e Como u përmirësua në pjesën e dytë dhe gjeti lëvizjen fituese me Diaon në minutën e 77-të, një diagonale që nuk i la asnjë shans Meret. Për Conte vetëm tri pikë në katër javët e fundit.