RTSH Sport Live

Conference League, Italiano: Eksperienca do na ndihmojë, dua një ndeshje perfekte

  • 28/05/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Conference League, Italiano: Eksperienca do na ndihmojë, dua një ndeshje perfekte

Në Athinë gjithçka është gati për aktin e fundit të Ligës së Konferencës, për finalen ku do të përballen nesër Olimpiakos dhe Fiorentina. Pas zhgënjimit të vitit të kaluar kundër West Hamit, Vincenzo Italiano thotë se skuadra e tij është gati dhe synon që të fitojë trofeun.

“Edhe këtë vit ne e kemi nderuar këtë kompeticion në mënyrën më të mirë të mundshme që na sheh në finale pas një rruge të mirë mes grupit dhe ndeshjeve të mëpasshme. Do të përpiqemi të përfitojmë nga përvoja e fituar nga vitin e kaluar: ne i dimë rreziqet dhe avantazhet që mund të ketë.

Duhet ta interpretojmë këtë ndeshje sikur të ishte e fundit e jetës sonë, sepse askush nuk e ka sigurinë se do të luajë një tjetër. Ne duhet të përpiqemi të jemi perfekt dhe të kemi zjarrin brenda. Në një finale nuk duhet të gabosh asgjë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Fiorentinës.