Ditën e enjte, duke filluar nga ora 18:45, Struga do të luajë ndeshjen e dytë të Conference League përballë skuadrës së Breidablik. Ndeshja e parë zhvilluar në Ohër, përfundoi me rezultatin 1-0, ndërsa në Rykjavik, struganët do të shpresojnë të përmbysin gjithçka, e për të arritur grupet e Conference League për të parën herë në histori.
Trajneri Shpëtim Duro foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Breidablik theksoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar. “Rrezultati i takimit të parë mendoj se mund të përmbyset. Na duhet ndeshja perfeke për të shpresuar që të kualifikohemi”, tha trajneri i ekipit të Strugës. Shpëtim Duro më pas foli për mungesat që ka në skuadër, duke evidentuar emrat e Radevskit dhe të Zguros.