RTSH Sport Live

Conference League, Struga me mision të qartë

  • 22/08/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Conference League, Struga me mision të qartë
Skuadra e Shpëtim Duros synon kualifikimin ndaj skuadrës islandeze Breidablik

Struga do të ndeshet të enjten me Breidablik në sfidën e parë të play-off të Conference League. Një moment historik për kampionët e Maqedonisë së Veriut që janë vetëm një hap larg fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra e Shpëtim Duros synon që dhe ndaj kampionëve të Islandës të arrijë të bëjë mirë, për të regijistruar momentin më të artë në historinë e klubit. Kundërshtari nuk mund të konsiderohet nga më të vështirët, ndaj te Struga kanë besim se mund të arrijnë ta kalojnë dhe këtë pengesë të fundit. Breidablik është një skuadër me lojtarë kryesisht vendas.

Ndonëse një ekip pa shumë histori, në edicionet e fundit ka bërë mirë në Europë, pasi ka arritur që të shkojë dy herë radhazi deri në turin e tretë të Conference League, ndërkohë është hera e parë që shkojnë në raundin play-off. Në 20 javë të zhvilluara, Breidablik renditet në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve, 15 distanca larg nga vendi i parë që mbahet nga Vikingur Reykjavik.