RTSH Sport Live

Cristiano Ronaldo i tërbuar, reagimi pas Portugali-Spanjë

  • 28/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Cristiano Ronaldo i tërbuar, reagimi pas Portugali-Spanjë
CR7 hedh shiritin e kapitenit pas 0-1 të shënuar në minutën e 88-të nga Alvaro Morata.

Cristiano Ronaldo nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja, në Braga, në Ligën e Kombeve. Kapiteni luzitan në fund të ndeshjes hodhi shiritin, ashtu siç kishte bërë edhe herët e tjera për ngjarje të pakëndshme të ndodhura teksa kishte veshur fanellën e Kombëtares. Për të kujtuar këtë dhe episodet e tjera është Tycsports.

Ronaldos nuk i pëlqen të humbasë, kjo dihet. Dje, Portugalia me një barazim do të kualifikohej në Final Four të Ligës së Kombeve, por në minutën e 88-të shënoi Morata, i cili në vend të tij shpërbleu Spanjën, duke dekretuar eliminimin e Cr7. Pas fishkëllimës së fundit, ish-sulmuesi i Juventusit hodhi shiritin e kapitenit.

Kishte ndodhur edhe në raste të tjera. Vitin e kaluar, me humbjen 1-0 të Portugalisë ndaj Belgjikës në fazën e 1/16-tës së Kampionatit Europian, duke mos mundur të mbronte titullin e 2016-ës, jo vetëm që e kishte hedhur shiritin, por edhe e kishte shkelmuar atë.

Dhe përsëri: në vitin 2022, në 2-2 kundër Serbisë për kualifikueset për Botërorin 2022, arbitri anulloi golin e fitores. Cristiano Ronaldo, si kundërpërgjigje, protestoi dhe grisi simbolin e kapitenit, duke shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Këtë vit, i njëjti shirit shitet për 64,000 euro dhe të ardhurat do të shkojnë për trajtim mjekësor për një fëmijë gjashtë muajsh serb që vuan nga atrofia muskulare kurrizore dhe i cili duhet të shkojë jashtë vendit për të marrë ndihmë mjekësore.