Ndeshja mes Golden State dhe Dallas ishte e veçantë për Thomson pasi ishte e hera e parë që shkonte në San Francisko si rival, por në fund të takimit i gjithë publiku përfundoi duke brohoritur për “binjakun” e tij, Curry.
Numri 30 i Warriors mbylli garën me 37 pikë, 9 asist dhe 6 topa të rikuperuar në tabelë ndërsa momenti kulminant ishin katër minutat e fundit të takimit. Në atë moment “ylli” i Golden State shndriti edhe më shumë duke shënuar plot 12 pikë.
Publiku i “Chase Center” u ekzaltua nga shfaqja e Curry-t, i cili arriti që të ndihmonte ekipin vendas të mposhte Dallas-in me shifrat 120-117.