Pas apelimit të viktimës dhe Prokurorisë, të refuzuar nga Gjykata e Barcelonës, Dani Alves mbetet i lirë në pritje të vendimit përfundimtar për dënimin për përdhunim. Lirimi i brazilianit nga burgu u bë i mundur vetëm pas pagesës së garancisë, një milion euro dhe një gjyqi që zgjati 14 muaj. Mes atyre që kishin ndihmuar financiarisht familjen e Dani Alves për mbrojtjen e tij në gjykatë ishte edhe babai i Neymar.
Në fakt, Neymar Senior kishte treguar menjëherë afërsinë me mikun e madh të djalit të tij dhe kishte ndarë 150 mijë euro për të mbështetur mbrojtjen e tij në gjykatë. Sot, siç raportojnë mediat braziliane duke cituar avokatin e Dani Alves, ky i fundit i ka kthyer shumën babait të Neymar.