RTSH Sport Live

Dani Alves ndalohet nga policia, e akuzojnë për ngacmim seksual

  • 20/01/2023
  • |
  • Të tjera
Dani Alves ndalohet nga policia, e akuzojnë për ngacmim seksual

Dani Alves është arrestuar në Barcelonë me akuzën e ngacmimit seksual. Sipas “La Vanguardia” mbrojtësi i Pumas është prezantuar në një vend ku nuk bëhet publik përballë Mossos d'Esquadra (policia katalanase) dhe prej aty është shoqëruar në komisariatin e lagjes Les Corts, ku ka dëshmuar duke mohuar gjithçka.

Një patrullë policie më pas e ka shoqëruar në gjykatë ku një gjykatës pritet të vendosi masën për futbollistin.

Sipas policisë Alves është ndaluar pasi kundër tij ka ngirutr akuza për ngacmim seksual një grua e cila natën e 30 dhjetorit është afruar dhe më pas ngacmuar nga braziliani në ambientet e diskotekës “Sutton” në Barcelonë.