RTSH Sport Live

Danimarka humbet, Højlund nuk mjafton

  • 26/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Danimarka humbet, Højlund nuk mjafton
Dopieta e Højlund nuk u mjafton danezëve, të cilët përmbysen nga Kazakistani, 3-2

Rezultat surprizues në grupin H, ku nuk mjaftoi një tjetër superperformancë e Rasmus Højlund për Danimarkën, e mundur 3-2 nga Kazakistani me përmbysje. Pjesa e parë është një monolog danez. U luajt vetëm në një portë dhe Maehle iu afrua golit në minutën e 16-të, me shenjën e Højlund. Megjithatë goli nuk do të vonojë të vijë dhe pikërisht në minutën e 21-të: gjuajtje në thellësi nga Kjær dhe lëvizje perfekte pas mbrojtjes, e përfunduar me një top mbi Shatskiy.

Në minutën e 35-të danezët dyfishuan epërsinë, edhe njëherë Højlund thuajse me portën e zbrazët. Kështu arrin në pesë gola në dy ndeshje në kualifikueset e Euro2024. Megjithatë, Kazakistani nuk e humbi besimin, shkurtoi distancën me Zaynutdinov (73') me penallti dhe barazoi çuditërisht me goditjen e Tagybergen nga distanca në minutën e 86-të. Nuk ka përfunduar ende, sepse Aymbetov hodhi në erë turmën e Astanës me rezultatin 3-2 në minutën e 89-të. Gol, ngazëllim duke hequr fanellën dhe e verdhë për sulmuesin, i cili merr të kuq në minutën e 94-të për kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, Kazakistani gëzohet, duke arritur këtë sukses dhe duke shlyer nokautin në debutimin e tyre kundër Sllovenisë, e cila nga ana e saj ka arritur të fitojë 2-0 ndaj San Marinos dhe kryeson grupin me 6 pikë. Rezistenca e djemve të Titano-s, e kursyer gjatë gjithë gjysmës së parë, u shemb në mënyrën më të papritur. Në fakt, goli i Šeškos erdhi pas një kërcimi dhe një prekjeje me shpatull nga sulmuesi. Pas epërsisë në minutën e 56-të, një ndeshje e lehtë për Slloveninë, e cila dyfishoi me autogolin e Roberto Di Maio, një mbrojtës i lindur në vitin 1982  që debutoi në moshën dyzetvjeçare kundër Irlandës së Veriut. Vetëm pritjet e Benedettinit penguan 3-0, me Lovric shumë afër rrjetës. Bie në sy dëmtimi i Jaka Bijol, i cili doli me problem muskulor në pjesën e parë.