E vetmja notë stonuese në suksesin e Milanit kundër Napolit dje në “San Siro” ishte padyshim dëmtimi i Davide Calabrias, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes për shkak të problemeve me aduktorin në këmbën e majtë.
Kapiteni i kuqezinjve me siguri do të mungojë ndaj Rennes dhe Monzas për shkak të edemës së gjetur në muskulin e tij të majtë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” ky është dëmtimi i 34-të i këtij sezoni për Milanin, dëmtimi i 23-të muskulor. Për fat të mirë, një lajm i mirë vjen edhe nga infermieria: Malick Thiaw, që mungon për shkak të dëmtimit që nga fundi i nëntorit, është gati të kthehet në fushë dhe duhet të jetë në dispozicion të enjten për ndeshjen e Europa League kundër Rennes. Në grup rikthehet edhe Mattia Caldara.