RTSH Sport Live

Dështimi në kualifikuese, Kosova në shënjestrën e shtypit

  • 22/11/2023
  • |
  • Kosova
Dështimi në kualifikuese, Kosova në shënjestrën e shtypit
Telegrafi shkruan: Eleminatore ku përfunduam në baltë

Ëndrra ishte e madhe për kualifikim, por Kosova u largua nga kualifikueset e Europianit me një turp të madh.  Një grup që pretendohej si i kalueshëm, ndërsa nga shumë kush edhe më i lehti i mundshëm.

Vendi i parafundit në Grupin I në kuotën e 11 pikëve. Një fushatë kualifikuese për tu harruar për Dardanët. Një skuadër me disa yje, por me pak dëshirë në shumicën prej ndeshjeve. Humbja e fundit në Prishtinë ndaj Bjellorusisë ka tronditur opinionin sportiv në Kosovë.

Një nga portalet më kryesore si Telegrafi, pas humbjes së fundit ka vendosur si titull kryesor: “Eliminatore në baltë ku edhe përfunduam në baltë”, referuar fushës “Fadil Vokrri” në Prishtinë që është në gjendje të mjerueshme. Ndërkohë një tjetër portal i rëndësishëm si Ekspres shkruan: “Kosova i mbyll kualifikueset e përbaltur”. Ndërkohë Gazeta Olle ka vendosur si titull kryesor: Kosova humb nga Bjellorusia dhe përfundon kualifikueset në vendin e katërt”.