RTSH Sport Live

Dhjetë fitore radhazi, Verstapen: I lumtur për rekordin, por…

  • 03/09/2023
  • |
  • Formula 1
Dhjetë fitore radhazi, Verstapen: I lumtur për rekordin, por…
“Nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur të fitoja dhjetë gara radhazi, por sot më bënë të djersitem”

"Nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur të fitoja dhjetë gara radhazi, por sot më bënë të djersitem. Nuk ishte një garë e lehtë. Ne kishim ritëm të mirë, i menaxhuam gomat mirë, por Ferrari kishte shumë shpejtësi dhe ishte shumë e vështirë të afrohesh të provosh të kalosh në kthesën e parë. Kështu që më duhej një gabim nga Sainz dhe në një moment për fat ai kishte një bllokim dhe unë kisha ritëm më të mirë”.

“Aty mundëm të provonim parakalimin, ta përfundonim dhe më pas të bënim garën tonë. E mbajta durimin dhe e dija që gara ishte shumë e gjatë, plus dy makinat Ferrari po luftonin me gomat dhe më duhej të prisja shansin tim. Kam pasur ndjesi shumë të mira në makinë. Kisha vetëm një problem të vogël në fund, por patëm një avantazh të madh, kështu që mund të ngrija pak këmbën. Jam krenar për rekordin e fitores, por mbi të gjitha shumë krenar për ekipin tim”.

“Gjithmonë u them djemve: ta shijojmë momentin, sepse nuk e di nëse dhe kur do të ndodhë sërish një sezon i tillë”. Këto janë fjalët e Max Verstappen në margjinat e fitores në Monza, por mbi të gjitha të rekordit të jashtëzakonshëm, i sukseseve të njëpasnjëshme që e projektojnë gjithmonë e më shumë në historinë e Formula 1.