RTSH Sport Live

Di Maria magjeps dhe eliminon Nantes, kualifikohet Juve

  • 23/02/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Di Maria magjeps dhe eliminon Nantes, kualifikohet Juve
Në stadiumin Beaujoire, “Fideo” magjeps dhe vendos ndeshjen me një triplet

Misioni i realizuar për Juventusin në Europa League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, në ndeshjen e dytë të play-off-it, skuadra e Allegrit mundi Nantes 3-0 dhe siguroi kalimin për në 16-she. Në stadiumin Beaujoire, Di Maria ishte protagonisti i madh i mbrëmjes me një hat-trick shoë. Në pjesën e parë "Fideo" zhbllokoi menjëherë ndeshjen(5'), më pas përjashtoi Pallois dhe dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë (20'). Në pjesën e dytë, argjentinasi shënoi edhe me kokë dhe kompletoi treshen (78') që mbylli ndeshjen.

Pas 3-0 në ndeshjen e parë, Sevilla kaloi në fazën e 16-shes të Europa League, pavarësisht humbjes 2-0 nga PSV. Spanjollët, të përforcuar nga rezultati i ndeshjes së parë (3-0), zgjedhin ta vënë në gjumë ndeshjen për të shfryrë çdo pretendim rikthimi nga vendasit. 45 minutat e para, në fakt, nuk sollën emocione të mëdha dhe skuadrat shkuan në pushim në rezultatin 0-0. Pas rikthimit në fushë holandezët arrijnë të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës: De Jong 77’ dhe Silva 90’. Dyfishimi erdhi shumë vonë, që nuk i shqetësoi shumë spanjollët që siguruan kualifikimin.

Kishte përfunduar 1-1 ndeshja e parë, por Sporting e mposhti me një 4-0 në ndeshjen e dytë skuadrën e Midtjylland dhe kaloi në fazën tjetër të Europa League. Portugezët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Coates. Në pjesën e dytë dyfishimi u firmosur nga Pedro Goncalves (50'), i cili kompletoi dopietën në minutën e 77-të. Autogoli i Gartenmann në minutën e 85-të kompletoi suksesin 4-0 të portugezëve njëkohësisht dhe kualifikimin.

Duhen penalltitë për të pasur një fitues mes Monakos dhe Bayer Leverkusenit, të cilët pas 3-2 në ndeshjen e parë përsërisin këtë rezultat edhe në ndeshjen e dytë, por në fund gjermanët fitojnë dhe fluturojnë për në 16-shen e Europa League.