Ka shumë raste në botë kur dy binjakë shkëmbejnë identitetin. Nga realiteti te filmat, mes shakave dhe mashtrimeve, dy vëllezër krejtësisht identikë shpesh nxjerrin mbi vete histori pak a shumë të besueshme. Megjithatë, ajo që ndodhi me Dinamon e Bukureshtit është një ngjarje e çmendur.
Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë Ie - përkatësisht Edgar, i cili u shpërngul nga Sportingu i Lisbonës dhe Barcelona dhe Edelino, 30 vjeçarë nga Guinea Bissau. I pari, Edgar, i pranishëm në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundit u ble nga Dinamo e Bukureshtit, por ish-lojtari i Barcelonës në fakt nuk shkoi kurrë në Rumani.
Ndryshoi mendje? U dëmtua? Jo. Edgar dërgoi vëllanë e tij Edelino në Bukuresht - sipas asaj që thotë Marca - një futbollist padyshim më pak brilant se sa ndërkombëtari afrikan dhe gjysmë-profesionist në Poloni.
Dyshimet te Dinamo Bukuresht erdhën nga Ié që fliste vetëm portugalisht, kur karriera e Edgar - blerja e supozuar - e pa atë për shumë vite mes Spanjës, Francës, Turqisë dhe Holandës. Zbulimi i pranisë së një binjaku më pas nuk bëri gjë tjetër veçse nxiti dyshimet dhe lehtësoi hetimet.
Kur iu kërkua të dorëzonte licencën e tij, Ié i Dinamo Bukureshtit refuzoi. Në pritje të zhvillimeve, historia tashmë po bën lajm në vetvete.