RTSH Sport Live

Dinamo, fitore për “Final Four”

  • 21/02/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Dinamo, fitore për “Final Four”
Blutë kanë mundur 1-0 Skënderbeun në ndeshjen e prapambetur

Dinamo ka arritur një fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur 1-0 Skënderbeun në transfertë. Një sukses i rëndësishëm për blutë në këtë ndeshje të prapambetur, që ngjiten në vendin e katër në klasifikim në kuotën e 35 pikëve, që do të garantonte pjesëmarrjen në “Final Four”.

Një sfidë e luftuar në Korçë, që u zgjidh nga një penallti e akorduar në pjesën e dytë dhe finalizuar nga Vila. Ishte pikërisht minuta e 51-të e takimit, me Andonin që u pengua në zonën korçare nga Ramos, që vendosi dhe fatin e kësaj ndeshja.

Kaq u ka mjaftuar kryeqytetasve për të ngjitur shkallët e klasifikimit, për të rritur akoma më shumë pretendimet.