RTSH Sport Live

Dinamo, Mehmeti: Bëjmë autokritikë me Laçin

  • 26/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Dinamo, Mehmeti: Bëjmë autokritikë me Laçin
“Dinamo do të kishte 4-5 pikë më shumë nëse do të isha trajnerë nga fillimi i sezonit”

Dinamo do të luaj të shtunën në “Elbasan Arena” kundër Laçit në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Trajneri i bluve, Dritan Mehmeti në konferencën për shtyp u shpreh se skuadra e tij do të reflektoj kundër kurbinasve pas disfatës në derbi kundër Partizanit.

Dinamo do të luaj kundër Laçit në “Elbasan Arena” në takimin e javës së 33-të ttë Kategorisë Superior. Në konferencën për shty, trajneri i kryeqytetasve, Dritan Mehmeti, u shpreh se skuadra e tij ka reflektuar nga disfata në derbi kundër Partizanit dhe do të kërkojë maksimumin ndaj kurbinasve.

“Pas disfatës në derbi, normalisht që kemi bërë analizën. Duhet patjetër që duhet të pranojmë edhe verdiktet e derbit, të cilin nuk arritëm ta interpretojmë ashtu siç duhet, sidomos në aspektin psikologjik. Jemi munduar të punojmë gjatë gjithë javës që të ringrihemi dhe të shikojmë përpara, sidomos ndeshjen e radhës, përpara kemi një kundërshtar që të imponon respekt dhe ne duhet të bëjmë maksimumin”.

Tekniku i dinamovitëve, theksoi se fundi i sezonit rezervon vështirsi, por Mehmeti shtoi se nëse do të kishte qenë trajneri i bluve nga fillimi i sezonit, skuadra e tij do të kishte të paktën 4-5 pikë më shumë në tabelën e klasifikimit.

“Besoj se do kishim 4 ose 5 pikë më shumë, sepse vetë statistikat, faza e dytë dhe e tretë, tregojnë se kemi marrë më tepër pikë dhe mendoj se do ishim më mirë. Nëse do kishim 5 ose 6 pikë më shumë, sot do ishim më komod”.

Dinamo renditet në vendin e 5 me 46 pikë, 8 më shumë se Laçi, i cili synon të sigurojë qëndrimin në Superior.