RTSH Sport Live

Disiplina fal Najdovskin, Shehi e ka gati për Kukësin

  • 18/09/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Disiplina fal Najdovskin, Shehi e ka gati për Kukësin

Filip Najdovski u dënua disa ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës për shkak të gjestit që bëri ndaj Kotobellit, lojtarit të Teutës.

Në ndeshjen që bardheblutë luajtën përballë durrsakëve, kapiteni Najdovski vendosi dorën në organin gjenital në shenjë ofendimi ndaj lojtarit të “Djemve të Detit”.

Federata bën me dije se Najdovski nuk do të jetë më i dënuar, madje ai mund të jetë i gatshëm për Orges Shehin që në ndeshjen e sotme përballë Kukësit.