RTSH Sport Live

Skënderbeu prezanton blerjet e reja

  • 5 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Skënderbeu prezanton blerjet e reja

Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme blerjet e fundit. Mamane Amadou Sabo, João Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr janë 4 lojtarët që janë bashkuar me korçarët gjatë merkatos së janarit.

Futbollistët kanë arritur marrëveshjen me klubin dhe janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.

Menjëherë pasi kanë hedhur firmën në kontratë, futbollistët janë bashkuar me grupin në seancat stërvitore.