RTSH Sport Live

Tirana thërret, Elbasani përgjigjet

  • 3 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana thërret, Elbasani përgjigjet
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Niko Dovana” me bardheblutë si skuadër pritëse

Tirana dhe Elbasani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, me bardheblutë si skuadër pritëse. Në këtë takim të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, të parët kaluan në avantazh bardheblutë.

Pikërisht në minutën e 13-të, në zhvillimin e një goditje këndi, Jarmouni përfitoi nga rrëmuja e krijuar duke e dërguar topin në rrjetë. Pas 60 minutash, në një situatë të ngjashme, është Elbasani që arrin të vendosë barazpeshën.

Në zhvillimin e një goditje këndi, Musta kërcen më shumë nga të gjithë duke goditur saktë me kokë, 1-1 në minutën e 73-të. Volum loje dhe mundësi shënimi në minutat e mbetura, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund. Tirana në vendin e parafundit me 22 pikë, Elbasani në vend të 5-të me 29 pikë.