RTSH Sport Live

“Abissnet Superiore”, ja verdiktet e javës së 23-të

  • 3 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
“Abissnet Superiore”, ja verdiktet e javës së 23-të
Vllaznia rikthehet te fitorja, Egnatia triumfon sërish

Java e 23-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy ndeshjet e fundit, Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Skënderbeu.

Në “Niko Dovana”, Tirana dhe AF Elbasani u ndanë në barazim 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, ndërsa miqtë barazuan në pjesën e dytë.

Me të njëjtin rezultat, 1-1 përfundoi edhe ndeshja në “Elbasan Arena” mes Dinamo City-t dhe Skënderbeut. Po sot u zhvillua edhe sfida mes Laçit dhe Partizanit, e cila u mbyll pa gola 0-0.

Egnatia mori një tjetër fitore në kampionat, duke mundur Bylisin në shtëpi me rezultatin 2-1. Golat e Lushkjas dhe Ndrecës vulosën triumfin e kampionëve në fuqi.

Vllaznia u rikthye te fitorja, pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 3-1. Kuqeblutë bënë një paraqitje shumë të mirë, ndërsa golat e fitores u realizuan nga Mala, Balaj dhe Dodaj.