Një ndeshje e bukur dhe e luftuar është zhvilluar në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Skënderbeut. të dyja skuadrat kërkojnë me ngulm fitoren, por në fund detyrohen të ndajnë nga një pikë, pasi takimi përfundon në barazim 1-1.
Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Korçarët kalojnë në avantazh me të zakonshmin Rashica, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por, festa e korçarëve nuk zgjat shumë, pasi Loran shënon golin e barazimit pak më vonë.
Në minutat e mbetura të dyja skuadrat kërkojnë golin e fitores, por pa arritur që të ndryshojnë fatin e ndeshjes.
Dinamo ngjitet në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Skënderbeu shkon 20 pikë. Korçarët marrin një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë, ndërsa Dinamo nuk arrin që të ruajë hapin e Egnatias kryesuese.